Bournemouthi dhe Manchester United kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat angleze kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Vitality në kuadër të xhiros së njëmbëdhjetë në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët e këtij takimi vazhdojnë të mbesin njëra nga katër skuadrat në kampionatin më të madh anglez që vazhdojnë të jenë të pamposhtur në shtëpi (tri fitore, dy barazime), por kjo mund të ndryshojë sot në takimin kundër “Djajve të Kuq” që kanë shënuar në secilën prej katër vizitave të tyre të fundit atje dhe padyshim se rekordi i tyre i bënë ata favorit.
Qëndrimi i nikoqirëve në pozitën e gjashtë ka ardhur më shumë nga kualiteti i tyre në sulm dhe këtë e vërteton edhe fakti që ata kanë shënuar 2+ gola në katër nga pesë ndeshjet e tyre të fundit në Premierë Ligë në shtëpi deri tani.
Nga ana tjetër, Manchester United i Jose Mourinho është i vendosur në pozitën e tetë në tabelë, por skuadra e tyre ka qenë e paparashikueshme në disa raste, ndonëse ata kanë shënuar mbi 2.5 gola në ligë në 80 për qind të ndeshjeve të tyre deri tani.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon nga ora 13:30./arbresh.info/
https://twitter.com/afcbournemouth/status/1058682744442630145
https://twitter.com/ManUtd/status/1058682739237494791
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje
Osmani: Me Edi Ramën i dhamë Trumpit detaje për çfarë po ndo...
Rikthehet Drita, Liridon Balaj barazon rezultatin