Borussia Monchengladbachi dhe Borussia Dortmundi kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat gjermane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Manuel Grafe në kuadër të xhiros së 34-të në Bundesliga, shkruan portali arbresh.info.
Gara për titull mund të vendoset në takimin e fundit dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse skuadra nën udhëheqjen e Lucien Favres fiton tri pikë sot këtu dhe Bayern Munichu humb në ndeshjen tjetër kundër Frankfurtit.
Gladbachi është në një periudhë të vështirë dhe duke marrë parasysh se janë mposhtur në shtatë takimet e mëparshme nga skuadra mysafire dhe rëndësinë e kësaj ndeshje, vështirë se do të kemi befasi.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 15:30./arbresh.info/


Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”