Formacionet zyrtare: Barcelona – Villareal

20:35 | 20 Tetor 2022
KRG

Në Camp Nou zhvillohet ndeshja e javës së dhjetë në La Liga ndërmjet Barcelonës dhe Villarrealit.

Blaugranët kanë mbetur gjashtë pikë prapa Real Madridit në krye të tabelës dhe kanë për qëllim ngushtimin e diferencës.

Nëndetësja e Verdhë pozicionohet në vend të shtatë në renditje me 15 pikë të grumbulluara.

Nuk do të mungojë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Xavi Hernandez dhe Unai Emery.

Formacionet zyrtare:

Barcelona: Ter Stegen; Sergi Roberto, Kounde, Marcos Alonso, Jordi Alba; De Jong, Gavi, Pedri; Ferran Torres, Lewandowski, Ansu Fati.

Villarreal: Rulli; Kiko Femenia, Albiol, Pau Torres, Pedraza; Morlanes, Parejo, Baena; Jackson, Danjuma, Pino.

Shpërndaje në rrjete sociale