Barcelona mund të bëjë një hap tjetër drejtë titullit në La Liga në rast të fitores sonte (e shtunë) kundër Rayo Vallecanos.
Gjiganti katalunas ka publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen si nikoqir në Camp Nou në kuadër të xhiros së 27-të në La Liga kundër skuadrës së trajnerit Michel, shkruan portali arbresh.info.
Ernesto Valverde synon të përforcojë pozitën e tyre në krye të tabelës pas fitores minimale në El Clasico kundër Real Madridit në Bernabeu në xhiron e fundit.
Duke marrë parasysh formën e tyre, tri pikë janë të sigurta për kampionin në fuqi të Spanjës në këtë ndeshje kundër një rivali që qëndron në zonën e dëbimit.
Ndeshja mes tyre fillon në ora 18:30./arbresh.info/

Formacioni i Barcelonas

Aksidenti tragjik, ky është 19 vjeçari nga Rahoveci që vdiq ...
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...