Atletico Madridi është në pozitën e katërt në tabelë dhe i pamposhtur, por ata kanë dështuar për të shënuar gola këtë sezon duke barazuar katër herë në 9 ndeshjet e tyre.
Villarreal ka ndryshuar plotësisht formën qysh pas emërimit të Javier Calleja Revillas si trajner pas disfatës së rëndë në Getafe, shkruan portali arbresh.info. Ata kanë fituar tri ndeshje në ligë qysh pas asaj humbje dhe janë në pozitën e gjashtë në tabelë.
Villarreali është skuadra fatkeqe e sulmuesit Antonio Griezman, i cili nuk ka realizuar ende kundër tyre në 12 ndeshjet e zhvilluara ndërmjet tyre.
Portieri Andres Fernandez është problemi i vetëm për mysafirët, ndërsa Diego Simeone ka në dispozicion të gjithë skuadrën.
Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së dhjetë në kuadër të La Ligas që zhvillohet në stadiumin Wanda Metropolitano duke filluar nga ora 18:30./arbresh.info/
Atletico Madrid: Oblak; Juanfran, Godin, Savic, Filipe Luis; Correa, Thomas, Gabi, Saul; Gameiro, Griezmann.
Villarreal: Barbosa; Mario, Álvaro, V. Ruiz, J. Costa; Rodrigo, Soriano, Trigueros, Fornals; Bacca, Bakambu.
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin