Atletico Madridi dhe Valencia kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat spanjolle kanë bërë të ditur njëmbëdhetshen startuese për ndeshjen në stadiumin Wando Metropolitano në kuadër të xhiros së nëntë në La Liga, shkruan portali arbresh.info.

Nikoqirët e këtij takimi mbeten të pamposhtur këtë sezon në kampionatin spanjoll (dy fitore dhe dy barazime), por tri barazimet pa gola 0 me 0 i kanë kushtuar atyre duke regjistruar sezonin më të keq nga viti 2011.
Teksa skuadra e Diego Simeons kërkon gjithsesi tri pikë pas dy barazimeve të njëpasnjëshme, Valencia është në kërkim të fitores së tretë radhazi.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 16:00./arbresh.info/


Ukraina lëshon qindra dronë drejt Rusisë, goditen fabrika dh...
Sulme ajrore në lindje të Afganistanit, mes viktimave 11 fëm...
Numërohen 55% e votave: Këto janë 10-shet e VV, PDK, LDK dhe...
“Më e lirë se Spanja dhe Portugalia”/ Media franceze: Shqipë...
148 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...