Atletico Madridi është i pamposhtur në shtëpi në njëmbëdhjetë ndeshjet e fundit në kompeticionet e UEFA-së dhe konsiderohet favorit i plotë edhe ndaj Bayer Leverkusenit sonte (e martë).
Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjes me tyre në stadiumin Wanda Metropolitano në kuadër të xhiros së tretë në fazë të grupeve në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.

Bayer Leverkuseni është eliminuar nga Liga e Kampionëve dy sezone më parë nga rivali i sotëm i tyre pavarësisht barazimit teksa Atletico vazhdon gjithashtu të mbetet e pamposhtur që një dekadë në takimet kundër tyre (një fitore, dy barazime).
Nga dy ndeshjet e fundit në këtë fazë, klubi gjerman ka pësuar dy humbje dhe pritet të marrë edhe të tretën këtë mbrëmje nga skuadra e Diego Simeones.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 18:55./arbresh.info/

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia ...
Milot Avdyli protagonist, Celje e mbyll me dy gola epërsinë ...
Osmani pas deklaratave të Trump në Bordin e Paqes: Kosova so...
Celje realizon ndaj Dritës
Kurti mbledh nesër në mëngjes ministrat
Kancelari Merz uron Kurtin: Bashkëpunim i fuqishëm Gjermani–...