
Atletico Madrid's French striker Antoine Griezmann (C) shoots past Arsenal's German defender Shkodran Mustafi to score their first goal during the UEFA Europa League first leg semi-final football match between Arsenal and Atletico Madrid at the Emirates Stadium in London on April 26, 2018. / AFP PHOTO / Adrian DENNIS
Atletico Madridi dhe Arsenali kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen kthyese në kundër të gjysmëfinales në UEFA Evropa Ligë.
Pas barazimit 1 me 1 në Emirates nga takimi i parë i zhvilluar javën e kaluar, “Topçinjtë” kanë udhëtuar në Spanjë për përballjen tjetër me kampionin e dyfishtë të Evropa Ligës që është i pamposhtur në 12 ndeshje në shtëpi, shkruan portali arbresh.info.
Goli në minutën e 82′ nga Antoine Griezmann zhvlerësoi atë të shënuar nga Alexandre Lacazaette në minutën e 60′ duke lënë skuadrën e Arsene Wenger me gjasa të vogla për të kaluar tutje në finale.
Shpresat e Arsenalit për të siguruar kualifikimin në Ligë të Kampionëve duke përfunduar në top katërshe në Premierë Ligë tashmë kanë përfunduar dhe trofeu në Evropa Ligë është mundësia e vetme për gjigantin anglez që të kualifikohet në kompeticionin më të madh evropian.
Sidoqoftë, skuadra e Diego Simeones brenda këtij sezoni në të gjitha kompeticionet ka pësuar vetëm dy humbje në shtëpi.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në Wanda Metropolitano duke filluar nga ora 21:05./arbresh.info/

Hoxhaj: Pengimi i shqipes në provim është sfidim i rendit ku...
PDK mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë ...
Kompany para sfidës me Realin: Kjo është ndeshja më e vështi...
Komuna e Prishtinës ka caktuar lokacionin për hedhjen e mbet...
Samiti IV i Diasporës, Hoxha: Tre ditë bashkëpunimi me shqip...
OVL-UÇK përkrah protestën e studentëve në Shkup: Mbrojtje e ...