Arsenali dhe Vorskla Poltava kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e enjte).
Të dy klubet kanë zbuluar njëmbëdhetshen startuese për takimin në kuadër të xhiros së parë në fazat grupore të UEFA Evropa Ligës, shkruan portali arbresh.info.
“Topçinjtë” janë favorit të hapur për të fituar trofeun e Evropa Ligës këtë sezon dhe përballja ndaj Vorskla Poltavas pritet të jetë mjaftë e lehtë për skuadrën nën udhëheqjen e Unai Emery.
Dy yjet shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi nuk janë pjesë e formacionit startues dhe do të pushojnë para ndeshjes të së dielës kundër Evertonit.
Arsenali ka fituar katër ndeshjet ndaj skuadrave ukrainase deri tani nga pesë gjithsej të zhvilluara kundër tyre.
Takimi i sotëm zhvillohet në stadiumin Emirates duke filluar nga ora 21:00./arbresh.info/

Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...