Arsenali dhe Liverpooli kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 19-të në Premierë Ligë.
“Topçinjtë” do të kërkojnë hakmarrje si dhe avancim psikologjik në garën për të përfunduar në top katërshe në takimin e sotëm (e premte) kundër “Redsave”, shkruan portali arbresh.info.
Gjiganti londinez është në ndjekje të Liverpoolit i vendosur në pozitën e katërt me vetëm një pikë më shumë dhe kërkon t’i hakmerret pas disfatës 4 me 0 ndaj tyre në Anfield gjatë muajit gusht, pak para transferimit largimit të Alex Oxlade Chamberlainit që tashmë bartë fanellën e skuadrës nën udhëheqjen e Jurgen Kloppit.
Liverpooli ka shënuar shumë gola së fundmi, ndërsa “Topçinjtë” kanë pasur vështirësi për ta gjetur rrejtën duke realizuar vetëm tri herë brenda katër ndeshjeve të tyre të fundit në ligë.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Emirates duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
https://twitter.com/Arsenal/status/944277766274510850
https://twitter.com/LFC/status/944277363319336960
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...