Deportivo Alaves dhe Barcelona kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre këtë mbrëmje (e martë).
Dy skuadrat spanjolle kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Mendizorrotza në kuadër të xhiros së 34-të në La Liga, shkruan portali arbresh.info.

Gjiganti katalunas mund t’i afrohet për edhe tri pikë trofeut të madh në La Liga në rast se ata sigurojnë fitore në takimin e sotëm.
Skuadra e Ernesto Valveres siguroi 77 pikë të shtunën me fitoren 2 me 1 ndaj Real Sociedadit dhe nëse fitojnë sonte ata kalojnë me 12 pikë të pastra më shumë se Atletico si rivali më i afërt derisa kanë mbetur edhe pesë ndeshje për tu zhvilluar.
Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 21:30./arbresh.info/

Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit
Bill Gates dëshmon për çështjen Epstein