Roma është mysafir i Sassuolos në ndeshjen e parafundit sezonale në kampionatin italian.
Giallorossët mbajnë vendin e gjashtë në tabelë më tri pikë më pak se Atalanta që pozicionohet në vendin e katërt që çon në Ligën e Kampionëve.
Ekipi nga kryeqyteti italian duhet ta fitojë ndeshjen dhe të shpresojë që Juventusi do ta mposhtë Atalantan të dielën. Sassuolo nuk ka ndonjë motivin në dy ndeshjet e mbetura.
Trajnerët Roberto De Zerbi dhe Claudio Ranieri i kanë gati skuadrat për këtë përballje.
Formacioni zyrtar i Sassuolos: Consigli; Lirola, Demiral, Ferrari, Rogerio; Locatelli, Magnanelli, Duncan; Djuricic, Berardi, Boga.

Formacioni zyrtar i Romës: Mirante; Florenzi, Fazio, Juan Jesus, Kolarov; Cristante, Nzonzi, Zaniolo; Under, Dzeko, El Shaarawy./telegrafi

Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës