Çerekfinale e fundit e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në mes të Manchester Cityt dhe Lyonit, ku do të kompletohet katër gjysmëfinalistët.
Pasi mposhti Real Madridin, skuadra e Pep Guardiolas do ta ketë përballë Lyonin, që e mposhti Juventusin.
Kjo nuk është hera e parë që këto dy skuadra janë takuar në Ligën e Kampionëve.
City dhe Lyon ishin në të njëjtin grup në sezonin 2018/19, ky francezët kanë statistika më të mirë me një fitore dhe një barazim.
Pep Guardiola ka një mungesë të madhe, pasi Sergio Aguero nuk do të jetë gati, ndërsa ai pritet të luajë me formacionin 4-3-3.
Gabriel Jesus pritet të jetë në sulm, i përkrahur nga Raheem Sterling dhe Riyad Mahrez.
Në krahasim me kundërshtarët e tyre, Lyon kanë shumë lëndime. Youssouf Koné, Maxëel Cornet, Jason Denayer dhe Kenny Tete janë në dyshim.
Anthony Lopes do të jetë në portë, ndërsa pika më e fortë mbetet mesfusha me Houssem Aouar, Bruno Guimaraes dhe Maxence Caqueret.
Memphis Depay prite të luajë në sulm me partner Moussa Dembelen.
Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Fernandinho, Laporte, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Silva; Mahrez, Jezus, Sterling.

Lyon (3-5-2): Lopes; Denayer, Marcelo, Marçal; Dubois, Caqueret, Guimaraes, Aouar, Cornet; Dembele, Depay. /telegrafi

Formimi i Qeverisë dhe konstituimi i Kuvendit parakusht për ...
85 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...
Kurti: Rezultati zgjedhor është i qartë, pengesat për formim...
Policia jep detaje për zjarrin në Prizren, ku humbi jetën nj...
Kurti viziton Postën e Kosovës: Në Kosovë 166 zyra prej të c...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Dragash, policia po heto...