Phil Foden është njëri nga lojtarët kryesor në kampin anglez, mirëpo deri më tani në këtë Evropian nuk ka lënë ndonjë gjurmë të madhe.
Në një konferencë për media para ndeshjes çerekfinale ndaj Zvicrës, ylli i Manchester Cityt ka folur rreth ndeshjeve të zhvilluara.
“Ne futbollistët duhet të marrim një pjesë të fajit për disa ndeshje deri në këtë pikë të turneut, por nuk mendoj se kritikat janë të justifikuara dhe të qëndrueshme”, u shpreh Foden.
Tutje ai i doli në ndihmë edhe Gareth Southgate menaxherit të kombëtares i cili është njëri ndër trajnerët më të kritikuar të këtij Evropiani.
“Veçanërisht nuk më pëlqejnë disa kritika për trajnerin, të cilat vërtet nuk janë të këndshme për t’u dëgjuar dhe lexuar. Kjo nuk është aspak e drejtë sepse është e vërtetë që trajneri përcakton taktikat, zgjedh ekipin dhe përcakton sistemin e lojës, por në fund të ditës ne luajmë në fushë”, tha Foden.
Anglia ndeshjen e radhës e luan ndaj Zvicrës në kuadër të çerekfinales të Euros me fillim nga ora 18:00./Arbresh.info/
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...