Kosova luan ndeshjen e radhës miqësore ndaj Komoreve nesër me fillim nga ora 19:00 në “Fadil Vokrri”.
Një ditë para ndeshjes në konferencë për media ka dal selekori i kombëtares Foda, së bashku me Albion Rrahmanin, shkruan Arbresh.info.
Franco Foda u pyet lidhur me gjasat për kualifikim në Kampionat Botëror, duke ditur se në shtator nisin kualifikimet dhe ndeshja e nesërme është testi i fundit para kampanjës.
“Kualifikimi në Botëror? Tani na ka mbetur edhe kjo miqësore. Por, sigurisht, çdo trajner i ka ëndrrat dhe qëllimet e veta. Jemi të vetëdijshëm se kemi një grup të vështirë, por me të gjithë lojtarët dhe bashkëpunëtorët, synojmë ta arrijmë qëllimin tonë dhe do të bëjmë maksimumin për të arritur kualifikimin”, u përgjigj Franco Foda.
Kosova në kualifikimet për Kampionat Botëror ndodhet në grup me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë.
“Dardanët” misionin për kualifikim e nisin ndaj Zvicrës, kurse ndeshjen e parë në Prishtinë e luajnë ndaj Suedisë. Këto ndeshje zhvillohen në muajin shtator./Arbresh.info
UNESCO: Vajzat përsëri mbeten prapa djemve në matematikë
Nipi publikon amanetin e fundit të Rexhep Qosjes, përmes një...
Kurti: Rexhep Qosja, figurë e paepur e mendimit shqiptar
Familja e ish-presidentit Thaçi i shpreh ngushëllime familje...
Lladrovci për Qosjen: Akademia do të jetë më e varfër për nj...
Detarët malazezë “në gjendje të mirë”, pasi Irani sekuestron...