Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka përcjellë një mesazh urimi për Vitin e Ri 2026, duke falënderuar të gjithë ata që mbështesin futbollin kosovar, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.
“Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, uron të gjithë punonjësit e Federatës së Futbollit të Kosovës, tifozët e Kombëtares, përfaqësuesit e mediave dhe gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për një vit 2026 të mbarë, me shëndet dhe suksese. Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme. Shihemi së shpejti!”, ka njoftuar FFK.
Kosova tashmë gjendet në barazh në kuadër të kualifikimeve pët Botërorin 2026, ku në mars të vitit që vjen do të luajë kundër Sllovakisë. Kjo ndeshje do të qartësojë nëse Kosova do të ndeshet edhe me fituesin e takimit Rumani – Turqi apo do të eliminohet.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK