Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda thotë se nuk ka pasur dëshirë të takohet me Austrinë pasi është skuadër e fortë, megjithatë është i sigurt se stadiumi do të jetë i mbushur me kosovarë.
Kosova ndodhet në grupin B të Ligës së Kombeve ndaj Austrisë, Republikës së Irlandës dhe Izraelit, ku ndeshjet do të fillojnë të zhvillohen në muajin shtator.
Për Fodan sfida me Austrinë do të jetë më emocionuese, meqenëse i drejtoi për pesë vite (2017-2022), ndërsa pret një sfidë të vështirë.
“Austria nuk ishte zgjedhja ime e preferuar, kanë kualitet të jashtëzakonshëm. Në anën tjetër, mezi pres t’i takoj ish lojtarët e mi sërish”, deklaroi ai për “Sky Austria”.
Ndërkohë, në përballjen që zhvillohet më 27 shtator – Foda është i sigurt se stadiumi do të jetë i mbushur me tifozë kosovarë.
“Do të jetë ndeshje vendas edhe për ne sepse jam i sigurt se 10 ose 15 mijë kosovarë do të na mbështesin në Vjenë”.
Kujtojmë, Kosova fillimisht do t’i zhvillojë përballjet në kualifikueset për Kupën e Botës ndaj Sllovakisë, e më pas nëse fiton e pret në “Fadil Vokrri”, fituesin e gjysmëfinales tjetër Turqi – Rumani.
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...
Anëtarët e Bordit të Paqes kanë premtuar më shumë se 5 milia...
Vdes 23-vjeçari në Librazhd teksa po riparonte makinën në nj...