Florian Marku do ta bëj ëndrrën e tij realitet për të zhvilluar një meç në vendlindjen e tij në Shqipëri.
Boksieri shqiptar gjithmonë kishte deklaruar se ëndërron të boksoj para publikut shqiptar dhe si duket një gjë e tillë është arritur.
Disa ditë më parë ishte vetë kampioni shqiptar që postoi një video të stadiumit kombëtar ‘Air Albania’, duke paralajmëruar se pikërisht aty do të jetë beteja e radhës.
Ndërkohë në një postim të vonshëm mbrëmë, Marku ka treguar se gjatë javës së ardhshme do të shpalos detaje për meçin e radhës i cili do të zhvillohet në mes të Tiranës.
“Javën tjetër do ju tregoj për ndeshjen e radhës në mes të Tiranës. Mezi e kam pritur një ndeshje pas kaq vitesh para publikut tim shqiptar”, ka shkruar Marku në faqen e tij zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’.
Dueli i fundit i Markut ishte ndaj Chris Jenkins të cilin e mposhti me nokaut, derisa boksieri shqiptar gjithmonë ka shprehur dëshirën e tij për tu përballur me Amir Khan. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...