Boksieri shqiptar, Florian Marku i ka dërguar një mesazh kundërshtarit të radhës, Jorick Luisetto, me të cilin do të përbalet më 20 nëntor.
Përmes një video në rrjetin social “Tik Tok”, Marku ka paralajmruar rivalin e tij se nuk ka parë deri më tani në karrierën e tij një boksier si ai dhe se do të përballet me grushte të forta.
“Përshëndetje Jorick Luisetto, kam një mesazh për ju. Duhet të jeni të friksuar”, ka filluar Marku.
“Do të shohësh më 20 nëntor çfarë luftëtari jam unë. Do të shohësh ‘bomba’ duke ardhur në kokën tuaj. Do të shohësh një ‘kafshë’ më ndryshe”.
“Je përballur me shumë kundërshtar në karrierën tënde, por asnjë sikur unë. Do të shohësh”, ka përfunduar ai.
Më 20 nëntor, kampioni i IBF do të ketë punë me Jorick Luisseto, për të mbrojtur titullin e tij, që do të zhvillohet në “SSE Arena” në Wembley./Arbresh.info
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari