Florentino Perez është duke menduar të përfundojnë çështjen e Cristiano Ronaldos.
Ronaldo kohëve të fundit është spekuluar se ka refuzuar kontratën e re të Real Madridit dhe se do të largohet nga Santiago Bernabeu.
Ai në fillim të muajit fitoi ‘Topin e Artë’ të 5 me radhë.
Ish yll i Manchester United nuk është i kënaqur me pagën e tij aktuale dhe se kërkon rritje të madhe.
Një betejë të cilën CR7 e ka luftuar përmes menaxherit të tij, Jorge Mendes, që mund të përjetojë episodin e fundit gjatë majve të ardhshëm.
“Florentino Perez ka folur me Cristiano Ronaldo në lidhje me kontratën e tij dhe presidenti i Real Madrid i ka kërkuar portugezit që të qetësojë mendjen, duke i premtuar se do të takohen sërish bashkë në fund të sezonit për të zgjidhur situatën dhe në një mënyrë për të barazuar rrogën e tij me atë që ofron tregu, sepse aktualisht ai përfiton më pak nëse krahasohet me Neymar or Messi”,ka deklaruar gazetari i emisionit radiofonik “Cape Cope”, Juanma Castaño.
Sipas të gjitha gjasave presidenti i klubit do të rregullojë këtë çështje dhe reprezentuesi portugez do të përfundojë karrierën në Santiago Bernabeu, si një legjendë e vërtetë. /arbresh.info/
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...