Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk është duke gjetur marrëveshje me bordin e tij rreth garës për të siguruar shërbimet e Neymarit.
Florentino vazhdon të jetë i vendosur për të sjellë ish yllin e Barcelonës sërish në Spanjë gjatë verës, por anëtarët e bordit të tij besojnë se ata duhen të fokusohen diku tjetër para merkatos verore, transmeton portali arbresh.info.
Analisti në gazetën Okdiario, Eduardo Inda duke folur për El Chiringuito ka zbuluar:
“Florentino është i fiksuar me Neymarin, megjithëse bordi nuk këshillon blerjen e tij”
Edhe pse javën e kaluar babai i Neymarit mohoi të ketë ndonjë kontakt me Barçën rreth rikthimit te “Blaugranët” për sulmuesin brazilian, sa i përket Florentinos, Inda shtoi:
“Ka kontakte me babain e lojtarit, i cili kërkon 40 milionë euro (bonuse)”
“Prandaj, presidenti dëshiron të rrezikoj dhe të sjellë Neymarin dhe Hazardin”
Në fakt, Inda insiston se gara e Florentinos për Neymarin nuk do të ketë ndikim në planet e tij për yllin e Chelseas – Hazardin./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...