Heroi i Kosovës kundër Gjibraltarit, Florent Hasani ka paralajmëruar se “Dardanët” kërkojnë vetëm tri pikë dhe asgjë tjetër kundër Malit të Zi.
Duke folur në konferencën për shtyp pasditen e sotme (e premte), Hasani tha se është në dijeni se mysafirët e së hënës në “Fadil Vokrri” do të “tentojnë të na shkaktojnë probleme” por shton se bashkëlojtarët e tij janë të përgatitur për të dhënë gjithçka, shkruan portali arbresh.info.
“Mendoj që ata do të vijnë që të në shkaktojnë së pari probleme neve dhe do të tentojnë t’i marrin tri pikë ose rezultat pozitiv që të mos jesin në fund në grup”, ka thënë fillimisht Hasani.
“Por, ne do të jemi të gatshëm që nga minuta e parë dhe jemi duke u përgatitur për të dhënë maksimumin, e gjithë ekipa është e gatshme dhe në atë ndeshje do të hyjmë vetëm për fitore pasi është një finale e radhës për ne”
Florenti realizoi gol në minutën e 69′ të ndeshjes mbrëmjen e kaluar dhe goli i tij rezultoi të jetë vendimtar.
Ndeshja e së hënës ndaj Malit të Zi zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri dhe fillon në ora 20:45./arbresh.info/
Çfarë parasheh anëtarësimi në Bordin e Paqes?
Trump sërish e përmend ndalimin e konfliktit ndërmjet Kosovë...
Themelohet Bordi i Paqes, presidentja Osmani nënshkruan dekl...
Përfundon rinumërimi në 9 komuna, këto janë rezultatet
Prokuroria Themelore në Ferizaj autorizon nisjen e hetimeve ...
Kryeministrja daneze: Mund të negociojmë gjithçka për Grenla...