Florent Hadërgjonaj ka dhënë një intervistë për 20min.ch për situatën aktuale në Turqi.
Turqia është goditur nga një tërmet shkatërrues në orët e para të ditës së hënë, duke lënë mbi tetë mijë persona të vdekur, mijëra të lënduar dhe ka ende persona që janë nën gërmadha.
Në intervistën për mediumin zviceran, reprezentuesi i Kosovës ka thënë se gjithçka është shkatërruar.
“Të gjithë janë të traumatizuar. Është një tronditje e madhe”, ka thënë Florent Hadergjonaj kur është pyetur nga 20min.ch.
Ish-lojtari i Young Boys është nën kontratë me klubin turk Kasimpasa në ligën e parë që nga viti 2020.
Të dielën pasdite, klubi i Stambollit luajti kundër Hatayspor – vendi që u godit nga një tërmet i fuqishëm disa orë më vonë.
Vetë Hadergjonaj ka qëndruar në Stamboll për shkak të një lëndimi, por ka qenë dëshmitar i katastrofës.
“Ekipi ishte pikërisht aty. Në orën katër të mëngjesit, biseda e ekipit ishte plot me mesazhe që u thoshte njerëzve të largoheshin nga hoteli”, shton 28-vjeçari.
“Shokët e mi të skuadrës ishin shumë me fat. Gjithçka përreth qytetit ishte shembur”.
Tërmeti zgjati rreth dy minuta. Ekipi më pas u nis me makinë për në Adana, rreth dy orë e gjysmë larg vendit ku ndodhi tërmeti më shkatërrues, dhe prej andej fluturoi për në Stamboll. /telegraf
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...