Marc-André ter Stegen është gati të rikthehet në stërvitje me skuadrën, ka konfirmuar trajneri Hansi Flick.
Flick deklaroi se portieri gjerman mund të marrë “dritën jeshile” nga stafi mjekësor që nesër, dhe se rikthimi i tij është një lajm shumë i rëndësishëm për Barcelonën.
Këtë e ka deklaruar në konferencën për media para ndeshjes me Frankfurtin e cila zhvillohet nesër në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“Ter Stegen mund të marrë dritën jeshile nesër. Jam shumë i lumtur që do ta kemi sërish me ekipin”, tha fillimisht Flick.
Mirëpo një gjë është e sigurt, se tashmë ai ka humbur vendin e startuesit.
“Dua të jem i qartë: Joan është portieri numër 1”, ka shtuar trajneri gjerman Hansi Flick.
Kështu konfirmohet edhe një herë besimi i gjermanit për portierit Garcia, i cili ka treguar performanca të jashtëzakonshme që nga ardhja e tij verën që lamë pas nga rivali katalanas, Espanyoli./Arbresh.info
Vendosja e laurave në vendkalimet e hekurudhës, e domosdoshm...
Trump për CBS: Lufta me Iranin drejt përfundimit
Garcia para ndeshjes me Newcastle: Jemi të përqendruar te lo...
Vendimi i Kushtetueses, Qeveria: Presim që përfundimtari të ...
Korenica asiston në fitoren e Clujit
Bisedë telefonike Hoxha-Al Sabah, Shqipëria mbështet Kuvajti...