Oltion Bilalli, futbollisti i Gjilanit, pësoi një lëndim serioz në minutat e fundit të ndeshjes kundër Malishevës, pasi u godit aksidentalisht gjatë një dueli me portierin e Malishevës, Ilir Avdyli.
Pas incidentit, Bilalli u largua me urgjencë nga fusha dhe u dërgua fillimisht në Spitalin e Gjilanit, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.
Arbresh.info ka kontaktuar me drejtorin e Emergjenës në QKUK, Naser Sylën i cili ka treguar gjendjen aktuale të Billalit.
“Është pranu te ne rreth orës 19:00, është duke u trajtuar në Qendrën e Emergjencës. Janë kryer disa ekzaminime të nevojshme, gjendja është stabile për momentin por e rëndë, është në aparat me frymëmarrje të asistuar dhe me terapi për sedacion dhe analgjetik, pas orës 22:00 do të ia përsërisim edhe disa ekzaminime. Mandej së bashku me konsultantët vendosim çka tutje. Trajtimi i mëtutjeshëm do të vazhdojë në Mjekimin Intenziv Qendror”, tha Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla për Arbresh.info./Arbresh.info
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...