Flamurtari e ka fituar ndeshjen vendimtare kundër Llapit (3-2) për të shmangur barazhin dhe për të siguruar që edhe në sezonin e ardhshëm të luajë në Superligën e Kosovës në futboll.
Në duelin e zhvilluar në Prishtinë, të parët shënuan mysafirët përmes Behar Maliqit, i cili shënoi në minutën e 16-të.
Mirëpo, reagimi i nikoqirëve ishte i shpejtë duke e barazuar rezultatin vetëm pas tri minutash me anë të Mërgim Boshnjakut. I njëjti futbollist u kujdes për përmbysjen e rezultatit duke e shënuar edhe golin e dytë (25′).
Për të arritur një epërsi komode në pjesën e parë u kujdes Egzon Krasniqi, i cili e shënoi golin e tretë për vendasit (31′).
Në gjysmën e dytë të takimit, vendasit arritën që ta ngushtonin më shumë rezultatin duke e realizuar golin e dytë me anë të Ahmed Januzit (75′).
Për të shmangur barazhin, Flamurtarit i mjaftonte edhe barazimi, mirëpo kryeqytetasit u kujdesën për pikë të plota.
Llapi, nga ana tjetër, hyri në këtë ndeshje pa ndonjë motivim, pasi që ishte jashtë garës për titull, ndërsa e kishte siguruar pozitën e tretë në tabelë shumë kohë më parë. /Telegrafi/
https://www.facebook.com/KFLlapi/photos/a.10152716192437243/10157169098812243/?type=3
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...