Flamurtari dhe Drenica kanë ndarë pikët duke barazuar 0-0 në një ndeshje që nuk munguan rastet.
Pjesa e parë solli disa raste të mira, ku portierët ishin në formë të lartë.
Shend Kelmendi kishte dy raste në pjesën e parë për prishtinas, por Arjon Imeri në të dy rastet ishte në vendin e duhur.
Për Drenicën rastin më të mirë e kishte Armend Abazi, që ishte i vetëm me Flamur Nezirin.
Në pjesën e dytë rrezikoi Berbatovci në minutën e 50-të, por goditja e tij me kokë shkoi jashtë, shkruan telegrafi.
Për Drenicën rrezikuan Diar Prokshi dhe Kreshnik Uka, por as këta nuk ishin të saktë.
Flamurtari dhe Drenica kanë tani nga 39 pikë.
Myftiu Tërnava – politikanëve: Është e papranueshme që njerë...
Mijëra besimtarë myslimanë në sheshin Skënderbej, kremtohet ...
Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Kryeimami nga Xhamia e Madhe në Prishtinë: Islami është rend...
Rama uron Bajramin: Festë drite, shprese dhe harmonie për të...