
The FIFA World Cup trophy is displayed during the 2018 FIFA World Cup football tournament final draw at the State Kremlin Palace in Moscow on December 1, 2017. The 2018 FIFA World Cup will be held between June 14 and July 15, 2018 in 11 Russian cities. / AFP PHOTO / Alexander NEMENOV (Photo credit should read ALEXANDER NEMENOV/AFP/Getty Images)
Kampionati Botëror i futbollit është kompeticioni që u siguron të ardhura të mëdha Federatave të skuadrave pjesëmarrëse, e ai i Rusisë nuk bën përjashtim.
Tashmë është përcaktuar edhe shpërndarja e shpërblimeve për skuadrat pjesëmarrëse. Mësohet se skuadra triumfuese e Botërorit do të përfitojë 33 milionë euro, ndërsa ajo finaliste do të marrë 25 milionë euro. Skuadra e vendit të tretë do të sigurojë 21 milionë euro, kurse ajo e vendit të katërt 19 milionë euro.
Ekipet që do të eliminohen në çerekfinale do të përfitojnë 15 milionë euro, kundrejt 11 milionëve të atyre të eliminuara në 1/8-at e finaleve. Shpërblim do të jepet edhe për klubet që lejuan futbollistët të marrin pjesë në kompeticion, e shifra totale do të jetë prej 177 milionë eurosh.
Gjithashtu, klubet do të marrin në formën e dëmshpërblimit edhe 113 milionë euro të tjera, në rast se futbollistët e tyre do të pësojnë dëmtime gjatë Kupës së Botës. Në të njëjtën kohë, edhe vet federatat kanë përcaktuar shpërblimet për futbollistët e përfaqësueseve të tyre respektive. Kështu, te Spanja, që është një prej pretendentëve, lojtarët do të përfitojnë 825 mijë euro secili.
Shumë pranë saj është Brazili, me një shpërblim të akorduar prej 800 mijë eurosh për çdo lojtar. Shumë më e ulët është shifra e akorduar për Gjermaninë. Futbollistët e kësaj skuadre do të përfitojnë 350 mijë euro secili, nëse ia dalin mbanë që të mbrojnë titullin e fituar në vitin 2014. (TCH)
Shkurta shpërthen ndaj Benitës: Fals je, si fytyrën e ke edh...
Juventus shënon fitore minimale ndaj Bolognas në udhëtim
Hamza: Asnjë luftëtar i lirisë nuk do të jetë kurrë vetëm, a...
Prishtina fiton derbin me Bashkimin – humbja e katërt ...
Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi
Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar