
Leonardo Bonucci duke festuar golin kundër Crotones
Janë bërë tani një dekadë që kur Topi i Artë nuk është fituar nga dikush tjetër përveç Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.
Lufta për këtë trofe mund të jetë ndërmjet vetëm dy futbollisteve, por lista e shkurtër prej 30 lojtarëve i bënë gjithmonë më interesant gjërat, transmeton portali arbresh.info. Por, ndryshime nuk ka qenë as këtë vit. Shumë pak lojtarë janë ndierë të lënduar që kanë humbur pozitën dhe ata janë yjet si Zlatan Ibrahimovic, Gonzalo Higuain, Alexis Sanchez apo Sergio Aguero.
Edhe pse çmimi mund të ketë humbur prestigjin e tij qysh pas marrjes përsipër nga ‘France Football’, është ende mënyra më e mirë për tu njohur si njëri nga futbollistët më të mirë në botë.
Këtë vit, pyetja më e madhe është nëse Ronaldo mund të barazojë Messin me plotësisht pesë tituj. Në këtë pikë, ne duhet të presin derisa dyshja të pensionohet për të shikuar se kush do të jetë fituesi i ardhshëm i Topit të Artë, megjithëse sipas statistikave gjërat mund të jenë ndryshe.
Nuk ka dyshime që superyjet e La Ligas janë të mirët në botë, por sipas analizave nga ‘WhoScored’, nëse fituesi i Topi i Artë do të vendosej vetëm në statistika, Messi do të ishte i dytë dhe Ronaldo i nënti.
Nuk do të jetë askush tjetër përveç Neymarit, i cili u largua nga Barcelona për transferim te Paris Saint Germaini me qëllimin e vetëm për t’iu shmangur hijes së argjentinasit dhe për ta treguar vetën se është më i miri./arbresh.info/
https://twitter.com/WhoScored/status/917389195060170753
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...