Juventus ka shënuar fitoren e dytë në po aq ndeshje në edicionin e ri të Serie A. “Zonja e Vjetër” triumfoi minimialisht me rezultat 1-0 ndaj Genoas.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë i inkuadruari në lojë Dusan Vlahovic i siguroi tri pikët e radhës këtë sezon skuadrës së tij.
Ai shënoi në minutën e 73-të golin e vetëm të sfidës pas asistimit nga bashkëkombasi i tij Filip Kostic.
🤳🏟️#GenoaJuve [0-1] pic.twitter.com/4hrOAyF8rR
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) August 31, 2025
Deri në fund gola tjerë nuk pati dhe kështu Juve arkëtoi një fitore të rëndësishmë para pushimit ndërkombëtar.
Pas dy ndeshjeve Juventusi ka gjashtë pikë, ndërsa Genoa pëson humbjen e parë krahas një barazimi.
Në xhiron e radhës Juventusi luan derbin e Italisë ndaj Interit, teksa Genoa do të përballet me Comon./Arbresh.info
Vlora Çitaku i bën thirrje Feride Rushitit të tërhiqet nga k...
Momenti kur burrit i bie të fikët në spital ndërsa shikonte ...
Meteo Kosova: Rikthehet dimri, të enjten vjen goditja e masa...
Votimi i presidentit, PDK e shpalos qëndrimin në ora 13:15
SPAK dërgoi për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore, dy ...
Alarmi i IKSHKP: Energjetika përgjegjëse për 40% të emisione...