Kampionia e Kosovës në fuqi, Trepça ka arritur fitoren e 16 radhazi në elitën e basketbollit kosovar duke e mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 80-91, në kuadër të xhiros së 25-të.
Mitrovicasit e nisën mirë takimin duke mbyll pjesën e parë në epërsi prej tri pikësh, 41-44, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë, në çerekun e tretë dhe epërsia shkoi duke u thelluar dhe në fund ia dolën të fitojnë me 11 pikë dallim.
Më i dalluari në fitoren e kampiones ishte Vining me 22 pikë. Lojë të mirë bën edhe Payne me 18 sosh dhe Kapiti 13.
Tek Ylli me pikë dyshifrore luajtën Smith me 22 dhe Erjon Kastrati me 11.
Kjo ishte fitorja e 22 në kampionat për Trepçën krahas tri humbjeve, e çila tashmë ka siguruar pozitën e parë në sezonin e rregullt. Kurse Ylli pëson disfatën e 14 krahas 11 fitoreve./Arbresh.info
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...
Vazhdojnë tensionet në protestën e opozitës shqiptare, digje...
Roma fiton ndaj Lecces, mban gjallë shpresat për Ligë të Kam...
Kosova shënon fitore ndaj Bosnjës, por e pamjaftueshme për t...