Tre boksierë shqiptarë, triumfuan në eventin e boksit profesionist “Ring On Fire 20”, që u mbajt në München të Gjermanisë.
Gala mbrëmja ku morën pjesë shumë personalitete të boksit dhe jo vetëm, u organizua nga promotiori dhe trajneri i boksit Agron Kurtishi – A.K. Promotion. Ishte nata e boksierëve shqiptarë të trajnerit Agron Kurtishi dhe “Fight Power Akademy.
Salla dukej e vogël për t’i zënë të gjithë, pasi interesimi ishte i madh.
Sami Ahmeti u shpall kampion i botës në versionin “WBC Youth World”. Me vendim unanim triumfoi ndaj Morenos nga Kolumbia, në kategorinë Super-Welter. Granit Shala rrëmbeu kurorën në “WBA Continental Europe”.

Kundërshtarin Alexandru Jur nga Rumania, e rrëzoi në raundin e dytë duke arrirur fitore spektakulare në kategorinë e rëndë.
Triumf të rëndësishëm shënoi edhe Kelmend Halili në Super-Welter. Gjyqtarët i dhanë unanimisht fitoren Halilit ndaj Ales Udraskas. Ishte fitorja e tretë në boksin profesionist për 26-vjeçarin. “Ka qenë punë e madhe që është bërë me muaj të tërë. Kemi arritur suksese të mëdha.
Kemi dy kanpionë, Sami Ahmeti i Botës në WBC për të rinj dhe Granit Shala në WBA Contintal Europe.

Ky ishte eventi i 20 që e organizoj. Do të vazhdojmë edhe me evente dhe suksese të tjera”, tha Kurtishi. Ky ishte ndër eventet më të mëdha të organizuara në Gjermani.
PSG gati t’i ofrojë kontratë të përhershme Luis Enriques
Ndalimet e udhëtimit në SHBA, sjellin reagime të zemëruara n...
Konjufca në Stubëll: Bashkë për historinë dhe të ardhmen e v...
Fitore Pacolli: Qeveria Kurti 3 punon për gratë
Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi...
Bujar Loci vazhdon të jetë përzgjedhës i Kosovës në basketbo...