Fitore minimale por shumë e rëndësishme e Shqipërisë – vazhdon lufta për Botëror

22:38 | 9 Shtator 2025
D.H

Kombëtarja shqiptare ka shënuar fitore minimale ndaj Letonisë me rezultat 1-0 në ndeshjen e pestë të kualifikimeve për Kampionat Botëror.

Kuqezinjtë golin e vetëm në sfidë e shënuan në minutën e 25-të nga penalltia, shkruan Arbresh.info.

Realizator ishte Kristjan Asllani, ku u tregua i saktë nga pika e bardhë. Më pas loja e Shqipërisë u zbeh, sidomos në pjesën e dytë.

Rastin e vetëm dhe më të mirin e pati Berat Gjimshiti i cili gaboi i vetëm me portier.

Të tjerat ishin gjysmë-raste. Kuqezinjtë e rrezikuan fitoren disa herë gjatë pjesës së dytë.

Në minutën e 87-të, Mario Mitaj ishte heroi i kombëtares që largoi një top i cili qind për qind po shkonte drejt golit.

Deri në fund nuk pati raste tjera dhe me shumë mund kombëtarja mori tri pikë shumë të vlefshme në luftën për një vend në Botëror.

Pas pesë ndeshjeve Shqipëria është e dyta me tetë pikë, një më shumë se Serbia e treta që e ka një ndeshje më pak, ndërsa grupit i prinë Anglia me 15 sosh.

Ndeshjen e ardhshme e cila edhe do të jetë vendimtare për pozitën e dytë në grup, kombëtarja e luan në Beograd ndaj Serbisë me 11 tetor./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale