Për Bashkimin ishte debutimi i tij në arenën evropiane, ndërsa Anwil Wloclawek është një skuadër me përvojë, kampione e FIBA Europe Cup në vitin 2023./Telegrafi/.
Bashkimi i Prizrenit ka shënuar një fitore të madhe në debutimin e tij në arenën evropiane. Në palestrën e mbushur me tifozë “Sezai Surroi”, Prizrenasit e mposhtën gjigantin polak të basketbollit, Anwil Wloclawek, me rezultatin 80:75.
Bashkimi dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes dhe e mbylli pjesën e parë me një epërsi të ngushtë 39:37. Çereku i parë u mbyll 24:16 në favor të vendasve, ndërsa Anwil u rikthye paksa në periudhën e dytë, duke fituar 21:15 dhe ngushtuar rezultatin në vetëm dy pikë.
Megjithatë, skuadra e Bashkimit mbajti epërsinë deri në fund dhe triumfoi para tifozëve të saj të zjarrtë.
Ky ishte ndeshja e parë kualifikuese për fazën grupore të FIBA Europe Cup, dhe ndeshja kthyes do të zhvillohet më 1 tetor në Wloclawek të Polonisë. Skuadra më e suksesshme pas dy ndeshjeve do të avancojë në fazën grupore.
Në këtë edicion, në garë do të jetë edhe Trepça, kampionia e Kosovës, e cila u eliminua në çerekfinale të raundit kualifikues të Ligës së Kampionëve nga Den Bosch.
Në rast se Bashkimi kalon këtë sfidë, ai do të përballet në Grupin F me Trepçën, skuadrën gjermane Braunschweig dhe PAOK-un grek.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...