Kosova e ka shënuar fitoren më të madhe në histori duke e mposhtur Suedinë në Goteborg me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e katërt të fazës kualifikuese për Kampionat Botëror.
Golin e vetëm deri më tani e ka realizuar Fisnik Asllani, shkruan Arbresh.info.
Ai shënoi në minutën e 32-të të takimit pas një asistime nga Veldin Hoxha.
Fisnik Asllani provoi të shënoi edhe një herë para se të shënoi golin mirëpo goditje tij u prit nga portieri.
Një minutë para se të mbyllej pjesa e parë Kosova rrezikoi edhe një herë ku goditi shtyllën me anë të Leon Avdullahun. Ndrësa goditja paraprake e Muriqit u prit Johanssoni.
Edhe Suedia pati dy mundësi të mira me Isakun por të dyja u ndalën nga Muric.
Gjatë pjesës së dytë, Suedia u mundua me çdo kusht ta barazojë rezultatin e ndeshjes mirëpo pa ia arritur dot.
Rastin më të mirë e pati Isak në fundin e takimit por Aro Muric shpëtoi portën.
Pas katër ndeshjeve Kosova ka shtatë pikë dhe blindon pozitën e dytë në tabelë, kurse Suedia mbetet e fundit me një pikë dhe pa gjasa për kualifikim.
Kosova ndeshjen e ardhshme e luan me Slloveninë në udhëtim./Arbresh.info
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër