Fitore historike në Bratislavë, Kosova një hap larg Kampionatit Botëror

22:39 | 26 Mars 2026
D.H

Kosova ka shënuar fitore historike në Bratislavë ndaj Sllovakisë me rezultat 3-4 në kuadër të gjysmëfinales së play-offit për Kupën e Botës.

Ndeshja nisi më mirë për sllovakët që realizuan me Valjent në minutën e gjashtë, shkruan Arbresh.info.

Por Veldin Hoxha me një supergol barazoi në minutën e 21-të.

Në fund të pjesës së parë Haraslin riktheu epërsinë e sllovakët. Pjesa e dytë pati krejt tjetër fytyrë.

Fisnik Asllani me një gol të bukur me kokë barazoi rezultatin në minutën e 47-të.

Pas një orë loje, Florent Muslija nga gjuajtja e lirë e dërgoi Kosovën në epërsi për herë të parë për 2-3.

Fitoren e vulosi Kreshnik Hajrizi në minutën e 72-të për 2-4.

Deri në fund Sllovakia shënoi për 2-3 krejt në fund me golin e Strelec, mirëpo nuk pati kohë për më shumë dhe Kosova siguroi finalen e play-offit.

Ndeshja finale luhet të martën me 31 mars ndaj Turqisë në “Fadil Vokrri”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale