Kanë përfunduar edhe tri ndeshje të tjera në kuadër të javës së 17-të në Superligën e Kosovës.
Trepça’89 i ka befasuar të gjithë pasi arriti të mposhtë Dritën me rezultat 3-1, transmeton portali arbresh.info.
Golin e parë e shënoi Emini në minutën e 17-të, derisa në fund të pjesës së parë Cuculi shënoi autogol, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Jashari në minutën e 53-të shënoi golin e tretë për vendasit ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi Fortunato në minutën e 64-të.

Flamurtari gjithashtu ka arritur të fitojë tri pikë, pasi mposhti Llapin me rezultat 1-4.
Golin e parë e shënoi Begolli në minutën e 28-të, ndërsa pas pesë minutave Kelmendi dyfishoi rezultatin, në pjesën e dytë Begolli shënoi golin e dytë personal dhe të tretin në ndeshje në minutën e 75-të dhe goli i fundit në ndeshje u shënua nga Krasniqi në minutat shtesë.
Goli i nderit për vendasit e shënoi Hyseni në minutën e 88-të.
Ndeshja tjetër mes Gjilanit dhe Prishtinës ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.
Të dy skuadrat kishin rastet e tyre, por asnjëra nuk arriti të gjejë rrugën drejt golit./arbresh.info/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë