Roberto Firmino nuk do të qëndrojë në Liverpool dhe do të largohet si i lirë nga klubi anglez më 30 qershor kur i skadon kontrata aktuale, sipas Sky Sports.
Sulmuesi brazilian tashmë ka folur me trajnerin Jurgen Klopp për largimin e tij, duke e siguruar se do të “luftojë deri në momentin e fundit për Liverpoolin”.
Firmino tashmë po kërkon skuadra të reja për të filluar një aventurë të re, dhe sipas Onefootball, ai është në listën e Barcelonës.
Ai do të shkonte si i lirë në Camp Nou, do të plotësonte kriteret e nënshkrimit të një sulmuesi me kosto të ulët, në mënyrë që Robert Lewandowski të ketë mundësinë e pushimit duke shtuar edhe konkurrencën në pozicionin e qendërsulmuesit.
Barça po vëzhgon nga afër lojtarët që i vijnë në fund të kontratave, siç bëri më parë me Franck Kessien dhe Andreas Christensen. /telegraf
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...
Përcaktohet orari i ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, këto pika diskutohen
Kurti emëron ambasadorin Bajrami si kryenegociator në dialog...
Remzie Osmani arrin shifër të ‘çmendur’ në Spotify
Gjesti paralajmëron rikthimin e fuqishëm, pozon krahë Gimbos