Vetëm pak ditë më parë mediet greke shkruanin se federata e vendit fqinj kishte hedhur sytë për të afruar në kombëtaren e parë mesfushorin shqiptar Fiorin Durmishaj, i aktivizuar me ekipin Shpresa të Shqipërisë dhe natyrisht një kandidat potencial për Kombëtaren shqiptare.
Durmishaj vazhdon të tregojë talentin e tij me fanellën e Panionios në kampionatin grek, ku po spikat si një nga lojtarët më premtues.
Dhe si për t’u treguar të gjithëve se sa vlen, sulmuesi i përfaqësueses Shpresa i ka dhënë suksesin 1-0 skuadrës së Panionios ndaj një prej emrave më të njohur të kampionatit grek, Panathinaikos, duke rrëmbyer tri pikët në fushën e këtij të fundit.
Durmishaj e nisi ndeshjen nga stoli, por i aktivizuar në minutën e 61-të, tregoi të gjithë vlerat e tij si një golashënues i mirëfilltë, duke dërguar topin në rrjetë pas pak minutash, përcjell Telesport.
Me këto tri pikë, Panionios ngjitet në vendin e 5-të në renditjen e kampionatit grek, ndërsa synon që të bëhet pjesë e katërshes që në fund të sezonit siguron pjesëmarrjen në Europë.
21-vjeçari nga Vlora numëron 5 ndeshje me Shpresat kuqezi, ndërsa në Greqi janë të bindur se mund ta joshin duke i plotësuar dokumentacionin në kohë rekord.
Megjithatë, Durmishaj e ka bërë zgjedhjen e tij dhe nga trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, vlerësohet shumë.
Në ndeshjet e fundit me Shpresat, Durmishaj ka munguar për shkak dëmtimi, edhe pse është futur në listën e Bushit. Sulmuesi ka shënuar një gol me Shqipërinë U-21 në fitoren 2-3 ndaj Islandës.
21-vjeçari nga Vlora numëron 5 ndeshje me Shpresat kuqezi, ndërsa në Greqi janë të bindur se mund ta joshin duke i plotësuar dokumentacionin në kohë rekord. Megjithatë, Durmishaj e ka bërë zgjedhjen e tij dhe nga trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, vlerësohet shumë.
Në ndeshjet e fundit me Shpresat, Durmishaj ka munguar për shkak dëmtimi, edhe pse është futur në listën e Bushit. Sulmuesi ka shënuar një gol me Shqipërinë U-21 në fitoren 2-3 ndaj Islandës./Telesport/
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërim...
Vëllaznimi mbetet pa lojtarin kryesor Marques Warrick
Presidenti i Hungarisë së pari takohet me komandantin e KFOR...