Fiorentina shpreson ta rikthejë në Seria sulmuesin e Hertha Berlin-it, Krzysztof Piatek duke e huazuar për dy sezone me obligim blerje.
Sipas Corriere dello Sport, klubi italian e sheh Piatek si zgjedhja ideale për pozitën e qendërsulmuesit, por ende nuk kanë arritur ta bindin Hertha Berlin-in, transmeton portali arbresh.info.
Polaku kaloi nga AC Milan-i të klubi gjerman për 24 milionë euro duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

Hertha Berlin ka vendosur të mos e lejojë lojtarin të largohet, nëse nuk i rifiton paratë që ka paguar verën e kaluar.
Mbetet të shihet nëse do realizohet ky transferim i befasueshëm./arbresh.info.
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...
Vetaksident në Prishtinë, një person i lënduar