Sevilla, e cila nuk ka humbur asnjëherë në finale të Europa Leagues do të ketë përballë Jose Mourinho, i cili po ashtu është i pamposhtur në finalet e UEFA-s.
“Mbretërit” e Europa Leagues përballen me “ekspertin” e finaleve evropiane dhe njëri prej tyre do të humbas.
20-vjet pasi arriti suksesin e paimagjinueshëm me Porton, Mourinho drejton një tjetër finale evropiane, por kësaj radhe me Romën dhe përballë do të ketë një nga provat e tij më të vështira deri më tani.
Sevilla nuk e ka fituar kot titullin e saj “Mbreti i Ligës së Evropës”, me gjashtë triumfe që vijnë nga gjashtë finale, duke përfshirë një seri prej katër fitoresh në vetëm gjashtë vjet.
“Kompeticioni jonë” ishte përshkrimi nga pjesëtaret e klubit “Andaluzian” në çerekfinale kundër Manchester United, gjë që tregon vetëbesimin e tyre.
Por, trajneri portugez nuk është gati të heq dorë dhe po përpiqet të fitojë tituj evropianë të njëpasnjëshëm, pasi e ka udhëhequr klubin e kryeqytetit italian në Ligën e Konferencës së Evropës sezonin e kaluar.
“The Special One” jo vetëm që ka një rekord 100 për qind, ai po ashtu ka pësuar vetëm dy gola, pavarësisht që është përballur me Bayernin e Ajax.
“Mbreti” i vërtet vendoset sot me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info/
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...