Finalja e “Super Bowl”-it, e zhvilluar në Minneapolis, ishte sfida e rekordeve për National League. Në total u regjistruan 1.151 “yard”-ë për pasime, shifër kjo që nuk ishte arritur kurrë më parë në ndonjë ndeshje të NFL-së.
Të dyja skuadrat shënuan 74 pikë, shifra e dytë më e lartë në historinë e ndeshjeve të “Super Bowl”-it. Në librin e statistikave shënohet edhe emri i skuadrës së Philadelphias, që bëhet qyteti i pestë pas New Yorkut, Bostonit, Chicagos dhe Los Angelesit, që kanë fituar të paktën një titull në 4 sportet e rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara.
Ndërsa Philadelphia festoi, Tom Brady u desh të përballej jo vetëm me trishtimin se humbi titullin e 6 në NFL, por edhe me mallkimin “MVP”.“Quarterback”-u i New England u shpall “Lojtari më i mirë i sezonit”, një çmim ky që nuk i solli aspak fat në finalen e së dielës. Statistikat treguan se, që nga viti 1999, asnjë prej lojtarëve të NFL-së të shpallur si “MVP” të sezonit nuk e kanë fituar finalen e “Super Bowl”-it.
Të gjithë menduan se ky do të ishte viti i prishjes së këtij mallkimi, por “Eagles”-at ia mohuan festën lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave në NFL.I fundit që arriti të bëjë “dopietën” duke fituar çmimin “MVP” dhe finalen e “Super Bowl”-it ishte Kurt Warner me Saint Louis Rams.Historitë e hidhura për Bradyn nuk mbyllen këtu.
40-vjeçari nuk pati nga pas vetëm mallkimin “MVP”, por edhe atë “Madden”. Me sa duket, edhe të qenit imazhi i kopertinës së një videoloje të famshme nuk sjell fat.Këtë vit i takoi Bradyt të ndiejë këtë fat të keq, pasi e mbylli sfidën duke humbur topin në sulmin vendimtar të takimit.
Gjithsesi, Brady do të ketë mundësinë për të realizuar revanshin, duke qenë se ai e ka konfirmuar se do të luajë edhe sezonin e ardhshëm në National Football League.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...