UEFA është duke menduar zhvendosjen nga Turqia të finales së UEFA Ligës së Kampionëve.
E gjithë kjo vjen pas operacionit ushtarak të vendit kundër kurdëve në kufirin sirian, transmeton portali arbresh.info.

Zëvendëspresidenti i UEFA-së, Michele Uva ka konfirmuar se ata janë duke konsideruar thirrjet, të cilat vijnë nga Italia, për të zhvendosur finalen e madhe nga stadiumi Ataturk i Stambollit.
“Ne do të luajmë pjesën tonë me gjithë respektin për autonominë dhe pavarësinë e sportit, por ne sigurisht nuk mund të zëvendësojnë Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, shtetet, diplomacitë, ambasadorët dhe institucionet e tjera politike”, ka thënë ai për Tuttomercatoweb.
“Pas kësaj, vendimet e UEFA-së janë bërë në lidhje me komitetin ekzekutiv të UEFA-së dhe Presidentin”

Lojtarët turk festuan duke marrë qëndrimin ushtarak në barazimin 1 me 1 kundër Francës pavarësisht se UEFA kishte lansuar hetime për një festë të ngjashme edhe gjatë ndeshjes së fituar 1 me 0 kundër Shqipërisë.
Fitorja në Stamboll erdhi mes përplasjeve të forcave turke me luftëtarët kurdë në veri të Sirisë./arbresh.info/
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...