Finalja e Kupës së Greqisë do të luhet në stadiumin “Panthessaliko”, pa praninë e tifozëve.
Shumë u përfol për zhvillimin e duelit mes AEK-ut dhe PAOK-ut në “Air Albania”.
FSHF ktheu përgjigje pozitive, por me kushtin që finalja të zhvillohej në datat 18 ose 19 maj.
Pasi në stadiumin kombëtar është planifikuar më 25 maj të mbahet koncerti i këngëtarit grek, Nikos Vertis.
Grekët insistuan të mos ndryshohej data.
Në skenë dolën edhe opsionet Serbi dhe Rumani, përveç Polonisë dhe Qipros, por në fund triumfoi stadiumi i Volosit.
Me anë të një komunikate zyrtare, Federata Greke e Futbollit (EPO) theksoi se AEK-PAOK do të zhvillohet në stadiumin olimpik të Volosit, në datën 24 maj (20:30).
Nëse për ndonjë arsye objektive dhe të paparashikueshme nuk është e mundur të zhvillohet ndeshja në datën dhe orën e mësipërme, Komiteti Ekzekutiv thekson se autorizon kreun e futbollit grek, Panagiotis Baltako, të caktojë zhvillimin e ndeshjes finale në “Elbasan Arena”, Shqipëri, në datën 24 maj ose në një datë tjetër të disponueshme./lajminet
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri