Sulmuesit Gonzalo Higuain i është dhënë drita e gjelbër për tu nisur në Londër për shkak se Milani, Juventusi dhe Chelsea kanë finalizuar të gjitha detajet.
Përmbyllja erdhi këtë mbrëmje (e martë) dhe Higuain besohet se do të pres deri nesër në mëngjes për tu nisur në Londër në një fluturim të rregullt, transmeton portali arbresh.info.
Në rast se kontrata e Higuainit regjistrohet nga mesi i së mërkurës, atëherë ai do të jetë në gjendje të luaj kundër Tottenhamit të enjten.
Megjithatë, do të jetë shumë vështirë për të kryer testet mjekësore dhe për të regjistruar kontratën.
Këto zhvillime pas arritjes së marrëveshjes nga Milani me Genoan në lidhje me sulmuesin Krzysztof Piatek, i cili do të arrijë në Milan këtë mbrëmje dhe do të kryej testin mjekësor nesër./arbresh.info/
Italia heton turizmin e snajperëve në Sarajevë gjatë luftës ...
Vazhdon rënia e Bitcoin-it
Ishulli grek ofron akomodim falas për ata që kujdesen për ma...
Rinia e PDK-së zhvillon sot aksion simbolik para ndërtesës s...
MPB lanson linjën 0800 pa pagesë për Ligjin për të Huajt dhe...
Tragjedi në një familje shqiptare në Itali: Katër anëtarë hu...