Manchester United ka arritur të shënoj fitore edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Europa League ndaj Athletic Bilbao me rezultat 4-1.
Rezultati i përgjitshëm nga dy ndeshjet ishte 7-1, shkruan Arbresh.info.
Ndeshja nisi më mirë për Bilbaon që shënoi në minutën e 31-të me anë të Jauregizer.
Mirëpo “Djajtë e Kuq” u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë ku shënuan tri gola. Fillimisht Mason Mount barazoi në minutën e 72-të.
Tetë minuta më vonë Casemiro, e dërgoi në avantazh Unitedin.
Hojlund shënoi në minutën e 85-të për 3-1. Kurse Mason Mount vulosi fitoren me golin e tij të dytë personal në minutën e parë shtesë.
Pas një sezoni dëshprues në kampionatin vendor, Manchester United arrin në finale të Europa Leagues aty ku do të takohet me Tottenhamin i cili mposht Bodo Glimtin në gjysmëfinale.
Gjelat triumfuan ndeshjen e sotme me rezultat 2-0 në Norvegji. Teksa rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet është 5-1.
Dy golat në ndeshjen e sotme për Spursat i shënuan Solanke në minutën e 63-të. Kurse gjashtë minuta Pedro Porro vulosi fitoren.
Finalja e Europa Leagues luhet me 21 maj në Bilbao të Spanjës./Arbresh.info
Rudolph: Do të vazhdojmë të mbështesim FSK-në dhe Kosovën dr...
Kusari-Lila: Vetëm sot 206 kërkesa për verifikim të njehsorë...
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...