Feronikeli po e feston titullin e kampionit të Ipko Superligës së Kosovës në futboll, gjithashtu edhe të DigitAlb Kupës së Kosovës, me një ceremoni fantastike që filloi prej orës 21:00.
Festë e menduar deri në detajin e fundit, po mbretëron në sheshin “Fehmi Lladrovci”, për nder të kampionëve të Kosovës, transmeton gazeta express.
“Ftojmë të gjithë fansat e Feronikelit, qytetarët e Drenasit dhe të gjitha viseve tjera të Kosovës e anë e mbanë, që të bashkohen me ne në festën për kampionët”, thuhej në njoftimin e klubit.
Për argëtimin e të pranishmëve, do të përkujdesen edhe këngëtarët: Blero, Hekuran Krasniqi, Vjosa Emini, Xhezair Elezi (Xheza). Në skenë do të jenë edhe kampionët e Kosovës, së bashku me trofetë e fituar, prandaj mos hezitoni ti bashkoheni festës me ne. Shihemi në Drenas”.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...