Ronald Koeman ka identifikuar përforcimin e madh te skuadra e Barcelonës.
Barcelona ka filluar të punojë në përforcime për sezonin e ri.
Trajneri i ri, Ronald Koeman tashmë ka filluar të mendojë për futbollistët e rinj që i duhen për të përforcuar ekipin nga Camp Nou.
“Mundo Deportivo” shkruan se Koeman ka konfirmuar dëshirën e tij për transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Georginio Wijnaldum, transmeton lajmi.net.
Koeman ka punuar me Winjaldum gjatë kohës sa ishte selektor i Holandës para marrjes së detyrës te Barcelona.
Ai beson se raporti i tij i mirë me futbollistin mund ta bind atë të kërkojë largimin nga Liverpool edhe pse është një prej futbollistëve kryesorë në formacionin e menaxherit Jurgen Klopp.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...