Luis Figo ka zbuluar se në Barcelonë nuk ishte ndier i çmuar, gjë që e kishte detyruar ta merrte, siç thotë, vendimin e rëndësishëm por vështirë për ta braktisur klubin katalonas për t’iu bashkuar rivalit Real Madrid.
Kalimi i portugezit në kryeqytetin spanjoll shkaktoi zemërim në atë kohë, por ai e ka arsyetuar vendimin e tij tani, transmeton Gazeta Express.
Figo tregon se, edhe pse vendimi ishte i vështirë, ai nuk kishte mundur ta hidhte poshtë ofertën e Real Madridit në një kohë kur nuk vlerësohej për punën e tij në Camp Nou.
“Ka qenë vendim i rëndësishëm por i vështirë. E braktisa një qytet i cili më dha shumë dhe ku ndihesha mirë”, tha Figo.
“Por kur nuk ndien se po çmohesh për atë që e bën dhe të vjen një ofertë nga një klub tjetër, atëherë e mendon atë”, zbuloi ai.
Ai foli edhe për bashkëlojtarin më të mirë, duke thënë se Raul Gonzalez i kishte lënë mbresa më së shumti.
“Kam lujatur më shumë lojtarë të mëdhenj. Fenomeni Ronaldo, Zinedine Zidane, Rivaldo, Hristo Stoichkov, Pep Guardiola, Fernando Hierro, Juan Sebastain Veron, por kishte gjithçka sepse shënonte gjithmonë dhe e bënte dallimin”, theksoi Figo. /
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...