Luis Figon ka thënë se Sergio Ramos e meriton të fitojë Topin e Artë.
Luis Figo, i cili ka qenë lojtari i fundit portugez që ka fituar Topin e Artë para se në skenë të shfaqej Cristiano Ronaldo, beson se mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos e meriton të fitojë këtë trofe.
“Është e qartë se Sergio Ramos e meriton të fitojë Topin e Artë”, ka thënë Figo për Marca, ndonëse nuk ka përmendur në mënyrë specifike se për cilin vit e kishte fjalën, përcjell ‘lajmi.net’.
“Duke qenë një mbrojtës është pothuajse si të jesh portier, është shumë vështirë për të fituar trofeun, por Fabio Cannavaro e arriti atë”.
“Ky sukses varet nga momenti, por nëse është fjala për cilësinë, është e qartë se Ramos duhet ta fitojë atë”.
Kearns kërkon ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Ko...
Labinoti: Edhe pse kam kërcyer me këngë të Remzie Osmanit, u...
Dy ekspertë të forenzikës kalojnë me sukses testin ndërkombë...
Pas njoftimit të Trump për armëpushim, reagon Zelensky: Pres...
Gazetari kroat publikoi dokumentin e ri për pjesëmarrjen e V...
Vjedhja e votave, Daka: Asnjëherë s’ka ndodhë në përmasa të ...